Shkelzen MARKU

Themelues dhe CEO i Enterimpact

Bashkëthemelues dhe Drejtor i YSB Balkans

Bio e shkurtër

Shkëlzeni është themelues dhe CEO i Enterimpact & bashkëthemelues dhe Drejtor i Yunus Social Business Balkans (YSB Balkans), që mbështesin zhvillimin e ekosistemit të sipërmarrjes dhe nismave të sipërmarrjes me impakt social në Ballkan.

Ai ka mbi 20 vjet eksperiencë në zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve të zhvillimit të biznesit, trajnimeve praktik/praktik, këshillimit dhe mentorimit të MSME-ve, startupeve, sipërmarrësve me impact social, si dhe në hartimin dhe zbatimin e instrumentave financiarë dhe jo-financiarë në mbështetje të sipërmarrësve në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai ka shërbyer për disa vite, si konsulent dhe këshilltar për politikat e zhvillimit ekonomik si dhe hartimin, zbatimin dhe menaxhimin e projekteve për disa institucione zhvillimore qeveritare dhe ndërkombëtare (përfshirë Bankën Botërore, IFAD, FAO, UNDP, GIZ, etj.) në më shumë se 15 vende të ndryshme (përfshirë Ballkanin Perëndimor, Kaukazin, Afrikën dhe Azinë).

Si sipërmarrës, ai është i përfshirë në kompani të ndryshme si bashkëthemelues, financues, anëtar bordi apo këshilltar. Ai është gjithashtu President i Fondacionit Partneritet për Zhvillim (Shqipëri), anëtar i Bordit të Drejtorëve të Fondit të Mikrokredisë - KGMA (Kosovë) dhe anëtar i Bordit Këshillues të Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike (Shqipëri).

Ai është diplomuar në CNEARC (Francë) për Agro-Inxhinieri dhe ka një diplomë Master Shkencor në Ekonomi Agrobiznesi nga CIHEAM-IAMM (Francë) dhe një doktoraturë në Politika të Zhvillimit Ekonomik nga AUT (Shqipëri). Për më shumë se 15 vjet ai ka shërbyer edhe si pedagog i jashtëm në universitete të ndryshme në Shqipëri.